Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Raporti i GALLUP: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihen të sigurtë
Loreta Koleci TIRANË-Viti 2024 është i shënuar për konfliktet globale dhe për dy luftërat më të madha, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurtë në vendet e tyre si kurrë më parë. Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë "Siguria Globale 2025", e cila që prej vitit 2006 kryen studime në mbarë botën për sigurinë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën shprehen se ndihen të sigurt në vendin ku jetojnë. CEO i kësaj organizate, Jon Clifton shprehet se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta."Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit po ndërtojnë komunitete të forta nga themelet. Këto gjetje tregojnë se...