Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Batuta dhe ironi gjatë takimit mes Trump dhe Erdogan: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkëmbyer disa batuta me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku nuk munguan as komentet me tone ironike mbi zgjedhjet e diskutueshme. Trump dhe Erdogan zhvilluan bisedime private në Shtëpinë e Bardhë. Por, përpara se të shkonin pas dyerve të mbyllura, dy homologët iu drejtuan medias në Zyrën Ovale. Trump, duke përsëritur pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA ishin të manipuluara, u kthye nga Erdogan dhe tha me ironi: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo. Deklarata e Trump vjen mes pretendimeve të tij të vazhdueshme të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe autoritetet zgjedhore se Joe Biden nuk e ka fituar realisht garën presidenciale të vitit 2020. Ndërkohë, edhe Erdogan është përballur me akuza ndërkombëtare...