Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Klevis Balliu shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Jam gati të përballem me regjimin
Deputeti Klevis Balliu pranon hapur sfidën për të qenë kandidati i PD-së dhe opozitës përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Pas refuzimit të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat vetëofrohet si kandidat “Nuk kam marrë propozim konkret, por nëse e shohin të arsyeshme unë jam gati. Nuk ka të bëjë me Ogertën, nuk është me të përballja, por me sistemin. Përballja është me sistemin”, tha Balliu për “News 24”. Kurse i pyetur për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave, ai e miratoi, duke shtuar se duhet të ishte bërë më herët. “Mirë bëri që e shkarkoi Erion Veliajn qeveria. Ne bëmë 46 protesta kundër tij, madje u shkatërroi shtëpitë qytetarëve në Unazë apo te 5 Maji dhe ngazëllehej. Ne e propozuam për shkarkim si opozitë, pse nuk e firmoste Rama? Sepse ishin në marrëveshje me...