Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste
Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm të policisë, thuhet se nga hetimet e deritanishme rezulton se shoferi 40-vjeçar Abdyl Bodlli, ka përplasur me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” këmbësorin Besnik Koldashi alias Azem Koldashi, me qëllim për ta vrarë. Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. Ndërkohë që blutë po punojnë për kapjen e shoferit 40-vjeçar, Besnik Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. Njoftimi i policisë, datë 25 shtator 2025: Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një...