Presidenti Begaj: Shkolla dygjuhëshe unike në New York, urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe kombeve

Presidenti Begaj: Shkolla dygjuhëshe unike në New York, urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe kombeve

 Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York,  P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht. Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan. Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare “Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, u shpreh Presidenti Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve...