Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’. Bëhet fjalë për tre zëvendësministra të rinj, që marrin postin në kabinetin e ri qeverisës. Lëvizja surprizë e Këshillit të Ministrave është pikërisht emërimi i ish-deputetes së Partisë së Lirisë, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme. Silva Caka ka qenë deputete e LSI në qarkun e Beratit në vitin 2013 dhe ka mbajtur poste drejtuese në partinë e Metës. Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë. Njoftimi;  1. Qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë Investimi pritet të...