“Rrëzojini avionët e Moskës kur shkelin hapësirën”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

“Rrëzojini avionët e Moskës kur shkelin hapësirën”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se rrëzimi i një aeroplani rus nga forcat e NATO-s në hapësirën ajrore të ndonjë vendi aleat do të çojë në luftë. Deklarata u bë gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve RTL, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe aleancës perëndimore janë në rritje. Komentet e Meshkov vijnë pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore. “Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte, e dini ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk qëllohen më pas”, tha ambasadori rus....