Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti këtë të enjte, 25 shtator, Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy liderët po zhvillojnë bisedime. Presidenti amerikan e nisi duke thënë se është një “kënaqësi” të presë homologun e tij turk. “E di më mirë se kushdo për zgjedhjet e manipuluara”, tha Trump. Ai shtoi se do të diskutojnë për tregtinë dhe avionët ushtarakë, duke theksuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë prej kohësh. Më tej, Trump tha se do të donte që Erdogan të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se lufta ka kushtuar “miliona jetë”. “Dhe për çfarë? E turpshme”, tha Trump. Ai shtoi se “është për të ardhur keq” ajo që po bën Rusia dhe se Putini “duhet...