Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti Trump: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje në Gaza
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan aktualisht po zhvillojnë një takim në zyrën Ovale në Uashington. Një gazetar ka pyetur presidentin Trump nëse është në të njëjtën linjë me Erdoganin për luftën në Gaza. “Epo, nuk e di qëndrimin e tij, nuk mund t’ju tregoj për këtë”, thotë Trump, por shton se pati një “takim të shkëlqyer” me udhëheqësit e vendeve të Lindjes së Mesme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fillim të kësaj jave. “Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje”, thotë ai, duke shtuar se “duhet t’i kthejë pengjet”.