Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Rumani/Promovohet libri “Rilindja Kombëtare Shqiptare:1878–1912” i Stavro Skëndi
Në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune në Bukuresht u zhvillua pak ditë më parë promovimi i vëllimit “Rilindja Kombëtare Shqiptare: 1878–1912”, të profesor Stavro Skëndi, me përkthimin e Dr. Radu Săvulescu-t.Ky libër, i botuar për herë të parë nga Princeton University Press (SHBA) në vitin 1967 me titullin origjinal “The Albanian National Awakening, 1878–1912”, konsiderohet si një nga veprat më të cituara në literaturën akademike dhe përfaqëson një kontribut themelor në historiografinë shqiptare dhe ballkanike. Studimi i Skëndit është bërë një vepër referuese në fushën e albanologjisë dhe historisë krahasuese.Stavro Skëndi (1905–1989) njihet si një nga albanologët më të rëndësishëm të shekullit XX, shpesh i quajtur “dekani i studimeve shqiptare në SHBA”. Ai ka botuar vepra si “Poezia epiko-gojore shqiptare dhe e sllavëve të jugut”...