Merz: BE-ja duhet të përdorë asetet e ngrira të Rusisë

Merz: BE-ja duhet të përdorë asetet e ngrira të Rusisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një artikull të botuar së fundmi nga “Financial Times”, i bëri thirrje BE-së të përdorë asetet e ngrira ruse, për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës. Ai ka argumentuar se “një veprim i tillë mund të zhbllokojë një kredi prej 140 miliardë eurosh për Kievin dhe të demonstrojë “forcën për të qëndruar në lojë” kundër agresionit rus. Në kontrast të plotë me skepticizmin e mëparshëm të Berlinit në lidhje me përdorimin e aseteve të sekuestruara ruse, Merz argumentoi se kredia duhet të përdoret për të financuar pajisje ushtarake. Dhe kjo sipas tij, të realizohet me qeveritë e BE-së, që vendos për blerjet e armatimeve së bashku me Kievin.