Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
A do të heqë Trump tarifat tregtare me Turqinë? Presidenti amerikan: Do të flas me Erdogan-in
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayipp Erdogan. Gjatë takimit, Trump, u pyet nga gazetarët për tarifat ndaj Turqisë. Ai u përgjigj duke thënë se “Do t’i heqim menjëherë thuajse menjëherë nëse do të jetë një takim i mirë”. “Do të flasim për tarifat sot”, tha më tej Trump. Kujtojmë se eksportet turke në SHBA aktualisht i nënshtrohen tarifës së përgjithshme prej 15% që administrata Trump ka aplikuar për shumicën e vendeve. Top Channel