Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sërish alarm, avionët e NATO-s pikasin pesë avionë luftarakë rusë pranë Danimarkës
Dy avionë luftarakë hungarezë Gripen nga njësia e Policisë Ajrore Baltike e NATO-s u ngritën sot nga Baza Ajrore Siauliai në Lituani në përgjigje të një Su-30, Su-35 dhe tre MiG-31 rus që fluturuan pranë hapësirës ajrore daneze. Deklarata u bë nga Komanda Ajrore e NATO-s, duke pohuar se 5 avionë luftarakë rusë janë pikasur pranë Danimarkës. Më herët sot avionë luftarakë amerikanë u ngritën në ajër të mërkurën për të identifikuar dhe monitoruar katër avionë ushtarakë rusë që fluturonin pranë Alaskës. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se dy bombardues strategjikë me rreze të gjatë veprimi Tu-95 dhe dy avionë luftarakë Su-35 ishin futur brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADAZ), një hapësirë ajrore ndërkombëtare afër hapësirës...