Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Obama kritikon Trump për deklaratat mbi Tylenol dhe autizmin: Dëm i madh për shëndetin publik, dhunë ndaj së vërtetës
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit. Gjatë një fjalimi në O2 Arena në Londër, Obama tha se komentet e fundit të Trump përbëjnë “dhunë ndaj së vërtetës” dhe se ato kanë potencialin të dëmtojnë shëndetin publik, transmeton CNN. “Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga komuniteti shkencor,” tha Obama. Ai shtoi se deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik të panevojshëm tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe gratë shtatzëna, duke theksuar se...