Franca godet trafikun e drogës/ Marina sekuestron 9.6 tonë kokainë pranë Afrikës Perëndimore

Franca godet trafikun e drogës/ Marina sekuestron 9.6 tonë kokainë pranë Afrikës Perëndimore

Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro. Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”. Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike. Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës. Deri në...