Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trump pret Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë
Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë. Në fillim të takimit Trump tha se do të diskutojnë për tregtinë dhe avionët ushtarakë, duke theksuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë prej kohësh. Më pas presidenti amerikan ka kërkuar nga Erdogan të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se lufta ka kushtuar “miliona jetë”.