Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhet takimi i Kurtit me kongresistin Self në SHBA/ Diskutimi dhe fokusi kryesor…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan nga Partia Republikane, Keith Self. Takimi u zhvillua në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kongresisti Self, një mbështetës i deklaruar i Kosovës, dhe kryeministri Kurti diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Kurti e informoi kongresistin për investimet e bëra në rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së...