Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Krimi në Durrës! Pazar droge apo lidhje intime? 24-vjeçari e goditi 20 herë me thikë Beqirajn: Tentoi të më përdhunonte
DURRËS-Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj u gjet mbrëmjen e djeshme (24 shtator) i pajetë në banesën e tij. Autori 24-vjeçar Teilor Tivari u arrestua ditën e sotme. Por çfarë ndodhi në banesën e viktimës, ku 51-vjeçari u gjet me të brendshme poshtë një tavoline, me 20 plagë me thikë në trup? Policia njoftoi se pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 51-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ajo që ngre mëdyshje është raporti mes viktimës dhe autorit. Dyshohet se Tivari kishte shkuar në shtëpinë e Beqirajt me qëllim blerjen e lëndëve narkotike dhe pas krimit ai u ndihmua të largohej nga vendngjarja nga një 27-vjeçar po ashtu i arrestuar. Por kjo është një anë...