Zbardhet vendimi/Rama “nuk ja la dot Ballukut”: Firmos vetë shkarkimin e Veliajt nga Bashkia Tiranë

Zbardhet vendimi/Rama “nuk ja la dot Ballukut”: Firmos vetë shkarkimin e Veliajt nga Bashkia Tiranë

Është zbardhur zyrtarisht vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, pas propozimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. Në një zhvillim të pazakontë, kryeministri Edi Rama, që zakonisht ia delegon zëvendësve firmosjen e vendimeve të qeverisë, këtë herë ka vendosur t’i firmosë të gjitha personalisht – përfshirë edhe aktin e shkarkimit të Veliajt, duke mos ia lënë në dorë zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas procedurës, Veliaj ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Nëse vendimi ankimohen, procesi i shkarkimit pezullohet deri në vendimin përfundimtar të gjykatës më të lartë në vend. Ende nuk është bërë e ditur nëse kryeministri do ta dërgojë menjëherë në Presidencë njoftimin për vakancën në Bashkinë e Tiranës, apo...