Xhubleta shqiptare prezantohet në Javën e Modës në Milano

Xhubleta shqiptare prezantohet në Javën e Modës në Milano

Në Javën e Modës në Milano, është prezantuar koleksioni i Moralda Durra i kushtuar xhubletës shqiptare, me titullin “Një mijë e një fije”.Ky koleksion është një homazh bashkëkohor ndaj xhubletës, veshjes më të hershme shqiptare, që rikthen në kujtesë trashëgiminë tonë kulturore. Sfilata u zhvillua në ambientet e hotelit Four Seasons të Milanos, ku xhubleta mori vëmendjen e publikut dhe kritikëve të modës.Moralda Durra“Një mijë e një fije” ka fituar më parë çmimin e parë në Muza Competition 2025, një projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Koleksioni i Durras është kryesisht i ndërtuar me shajak të zi, një lloj stofi prej leshi, të zbukuruar me gajtanë të hollë prej leshi të zi, duke riinterpretuar thelbin e xhubletës në një mënyrë moderne,...