Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse. “Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator. Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes. Deklaratat e Zelenskyt vijnë disa ditë pasi ai bisedoi me Trumpin në margjinat e...