Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tentoi të vrasë me automjet një person në Durrës, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Një 40-vjeçar nga Shijaku është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një 55-vjeçar duke e goditur me automjet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 shtatorit, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, ku drejtuesi i një automjeti tip “Mercedes-Benz” goditi këmbësorin A. K., alias B. K., 55 vjeç, dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, ndërsa më pas u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga hetimet e para, policia dyshon se ngjarja është një tentativë për vrasje. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte shtetasi A. B., 40 vjeç,...