Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ekonomia shqiptare po mbështetet nga paratë e pista”/ Programi qeverisës, reagon Kedhi: E rrezikshme, nuk ofrojnë…
Në një intervistë televizive, anëtari i PD, Nikola Kedhi, analizoi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke e cilësuar programin ekonomik të qeverisë si të paqëndrueshëm dhe të shkëputur nga realiteti. “Ky i qeverisë nuk është program, nuk paraqet vizion dhe as strategji, sepse është tërësisht i shkëputur nga realiteti shqiptar”, u shpreh Kedhi. Ai shtoi se modeli ekonomik i ndërtuar gjatë dekadës së fundit është i bazuar kryesisht te sektori i ndërtimit, ku kanalizohen edhe paratë e pista që hyjnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo e bën ekonominë jo vetëm të paqëndrueshme, por edhe të rrezikshme. Kedhi paralajmëroi se çdo goditje e flukseve financiare do të sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare. Nikola Kedhi: “Tre shtyllat që përbëjnë modelin ekonomik të viteve të fundit nuk ofrojnë...