Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia
Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjen teknologjike dhe krijimin e startup-eve.Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht...