Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Arbër Hoxha çmend gjithë Turqinë, e pranon edhe trajneri i Fenerbahces: Më befasoi, nuk e prisja kështu…
Dikur Silvinjo ishte i paprekshëm në Shqipëri teksa edhe analistët më kritikë të Kombëtares, kur vinte puna për të analizuar kuqezinjtë, ndaleshin dhe jepnin vetëm komplimente për trajnerin tonë. Rezultatet që Silvinjo po korrte ishin fantastike duke marrë stofin e të paprekshmit. Por arsyeja e parë që Silvinjo nisi të kritikohej në Shqipëri ishte Europiani i Gjermanisë dhe më konkretisht ndeshja me Kroacinë, Arbër Hoxha. Ky i fundit hyri shumë vonë në fushë dhe dhuroi një ndeshje fenomenale, duke bërë që të gjithë t’i suleshin Silvinjos me të drejtë, që përse priti aq gjatë dhe nuk e hodhi Arbër Hoxhën më parë në fushë. Më pas futbollisti ynë nuk e mbajti dot pritshmërinë në këto nivele dhe nisi të sfumohej disi duke u lënë në...