Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë? Pikërisht këtë mesazh përcolli Vodafone Albania në eventin e radhës të “Prindërimit Digjital”, të zhvilluar këtë fundjavë në dyqanin Vodafone...