Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Premtime dhe plehra: Investimi 40 milionësh i mburrur nga Rama dështoi në Mat
Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”. “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat,” tha Rama, ndërsa kërkoi një kulturë të re të pastrimit. Projekti për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në bashkinë e Matit u krye përmes një investimi prej 40 milionë lekësh të Ministrisë së Mjedisit, por tre vjet më pas, gangrena me trajtimin e mbetjeve vazhdon e pandryshuar. BIRN e vizitoi venddepozitimin në të dalë të qytetit të Burrelit në fillim të shtatorit dhe vëzhgoi...