Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zelensky kërcënon Rusinë: Ndalo luftën ose do të duhet të gjeni një strehë të sigurt! Kremlini: Idioti i Kievit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ngritur tonet ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e ndalin luftën, zyrtarët rusë duhet ta dinë mirë se ku ndodhen strehimoret kundër bombave. Një deklaratë të tillë udhëheqësi i Ukrainës e bëri në një intervistë për Axios dhe vjen në një kohë kur duket sikur edhe Donald Trumpin e ka në anën e tij, pasi deklaroi se Kievi kishte mundësi të rimerrte territoret. “Ata duhet të dinë se ku janë strehimoret kundër bombave. Ata kanë nevojë për to. Nëse nuk e ndalojnë luftën, do t’u duhen gjithsesi. Ata duhet të dinë se ne në Ukrainë do të përgjigjemi çdo ditë. Nëse na sulmojnë, ne do të përgjigjemi”, tha ai, duke nënkuptuar se qendrat ruse të pushtetit, siç Kremlini, mund të goditen potencialisht. Presidenti ukrainas përsëriti se...