Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U dënua me 5 vite burg, ish-presidenti francez Sarkozy: Do të fle në burg, por me kokën lart
I dënuar me pesë vjet burg, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi para kamerave se ajo që ndodhi në gjykatë “është jashtëzakonisht serioze për sundimin e ligjit” dhe “besimin që mund të kemi te drejtësia”. Ish-presidenti theksoi se u lirua nga tre nga katër akuzat. “Unë jam dënuar për dyshimin se kam lejuar dy kolegë të mi të dalin me idenë e financimit të paligjshëm të fushatës sime. Do të marr përsipër përgjegjësitë e mia. Do t’u bindem thirrjeve të gjykatave. Dhe nëse ata duan absolutisht që unë të fle në burg, do të fle në burg. Por me kokën lart. Jam i pafajshëm”, deklaroi Nicolas Sarkozy. Më tej ai shtoi se kjo është një padrejtësi dhe ky vendim i ka prishur imazhin Francës. “Kjo padrejtësi...