Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona duhet të bëjë kujdes, një tjetër klub gjigant është gati të “rrëmbejë” Rashford
25 Shtator 2025 16:50 Telesport Edhe pse shumë njerëz ishin pesimist kur Marcus Rashford u huazua nga Manchester United te Barcelona gjatë kësaj vere, anglezi po jep shenja të mira në ndeshjet e fundit me katalanasit. Sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve, Barcelona ka të drejtë e blerjes së Rashford në fund të këtij sezoni për shifrën 35 milionë euro. Forma e mirë e 27-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera të mëdha. Mediat spanjolle raportojnë se PSG po monitoron me kujdes situatën e Rashford dhe është gati t’ia heqë nga duart Barcelonës, në rast se vazhdon të tregojë këtë formë të mirë. Sipas raportimit në fjalë, PSG është gati të paguajë 45 milionë euro për kartonin e Rashford dhe...