“E blejmë për të pirë e për t’u larë”/ Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit reagojnë banorët

“E blejmë për të pirë e për t’u larë”/ Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit reagojnë banorët

Qyteti i Kukësit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që përsëritet çdo gusht e shtator. Banorët ankohen se jane te detyruar të shpenzojnë shumë para për të siguruar ujin me autobote. Ilir Haziri, banon në katin e pestë të një pallati ne lagjen nr.2 te qytetit, tregon se po blen ujë për të mbushur depozitën. “Dy herë në muaj jam i detyruar të blej botë me ujë 1 mijë litra, vetëm për të mbushur depozitën. Këtë ujë e përdorim për larje e shpëlarje, jo për gatim apo për të pirë. Një bot na mjafton dy ditë dhe kushton 25 mijë lekë të vjetra. Llogarisni vetë, në një muaj shkojnë 200 deri në 300 mijë lekë vetëm për ujë. Po kështu blejmë uji me...