Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Mbishkrimet e Sarandës
Nga Auron Tare Diku në vjeshtën e vitit 2004, rruga përballë ish-doganës së vjetër, në Liman, nisi sërish të hapej. Projekti apo tenderi i radhës këtë herë kishte për qëllim vendosjen e tubave të ujit. Kishte disa vite që rrugët e Sarandës hapeshin për të vendosur tela, tuba, fije e të tjera të ngjashme. Ishte koha e tenderave. Një eskavator i vogël dhe i vjetër prishte asfaltin që ishte hedhur vetëm një vit më parë, duke krijuar një kanal të thellë dhe duke penguar seriozisht hyrjen e përditshme në zyrën tonë. Në një prej ditëve të bukura të vjeshtës, kur dielli shkëlqente por nuk ngrohte, dhe deti ishte aq i pastër sa shtëpitë e Korfuzit dukeshin shumë pranë, me një kafe në dorë po flisja...