Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend
Këshilli i Ministrave ka vendosur të propozojë kandidaturën e ish-zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, për anëtare të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit. Sipas Ekofin.al, ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku u shqyrtuan edhe disa akte të tjera të rëndësishme. Kandidatura e Xhemalit pritet të kalojë për miratim në Kuvend, sipas procedurave ligjore. Ajo do të zëvendësojë Mimoza Kaçit, e cila po përfundon mandatin e saj. Adela Xhemali ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës shkurt 2020 – mars 2025. Fushat e saj të përgjegjësisë janë përqendruar në makroekonomi; planifikim dhe buxhetim; thesar; borxh publik dhe menaxhim të financave publike, si edhe proceset e...