Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më i fortë se ciklopët”/ Historia e ish të burgosurit politik fatos Lubonja në një dokumentar
Shkrimtari Fatos Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish i përndjekur politik në një dokumentar të përgatitur nga regjisori italian, Stefano Grossi, nën titullin “Më i fortë se Ciklopët”. Me pjesë nga ditari e librat e shkrimtarit dhe intervistën me regjisorin, përmes zërit të Lubonjës tregohen traumat e një populli të tërë gjatë një ndër regjimeve më të egra të Europës. “Si mbetje në gjendje fëmijënore të lë diktatura. Ke nevojë gjithnjë për një tutor kur je fëmijë. Te shqiptarët, mbetja në gjendje fëmijënore ishte sepse nuk ndihmonte njerëzit që të mendonin me kokën e tyre, por gjithmonë ishte tutori, partia, shoku Enver…’, shprehet Fatos Lubonja. Nga kujtimet buzë Adriatikut me ëndrrat e ndrydhura, te vizitat në ish-burgun kamp të Spaçit dhe ish-vilën e...