Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vjet – arrestohet 75-vjeçarja në Japoni
Një grua 75-vjeçare në Tokio është arrestuar nga policia japoneze, pasi pranoi se kishte ruajtur për 20 vjet trupin e vajzës së saj në një frigorifer. Gruaja shkoi vetë në polici, e shoqëruar nga një anëtar i familjes, dhe deklaroi se kishte mbajtur trupin e së bijës, e lindur në vitin 1975, brenda një frigoriferi në banesën e saj. Sipas zëdhënësit të policisë, oficerët gjetën trupin e një gruaje në një gjendje të avancuar dekompozimi, të mbështjellë dhe të veshur me një bluzë dhe të brendshme. Trupi ndodhej brenda një frigoriferi në shtëpinë e saj në verilindje të Tokios. Në deklarimet e saj, gruaja është shprehur: “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa...