Krim pasioni vrasja e 51-vjeçarit në Durrës? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

Krim pasioni vrasja e 51-vjeçarit në Durrës? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës.  Burime nga grupi hetimor thanë për TCH se ndryshe nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi, vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe palët dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. Viktima është masakruar nga i riu që rezulton se e ka goditur mbi 20 herë me thikë.  Viktima u gjet vetëm me të mbathura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre.  Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima...