Energjia 2025-2029, Rama: Shqipëria drejt eksporteve trefish më të mëdha, linjë e re nënujore Shqipëri-Itali

Energjia 2025-2029, Rama: Shqipëria drejt eksporteve trefish më të mëdha, linjë e re nënujore Shqipëri-Itali

Qeveria ka prezantuar planin strategjik për energjinë në periudhën 2025-2029, i cili synon reduktimin e humbjeve në rrjet nën nivelin 12% dhe diversifikimin e burimeve me mbi 150 MW kapacitete të reja.  Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, njoftoi se parku eolik prej 5600 MW do të jetë më i madhi në Europë, ndërsa qyteti i Korçës do të gazifikohet.  Në këtë plan parashikohet gjithashtu trefishimi i kapacitetit të eksportit të energjisë, forcimi i ndërlidhjes rajonale me linja të reja interkonjeksioni, si edhe përmirësimi i shpërndarjes përmes investimeve.  Një tjetër projekt i rëndësishëm është nisja e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali, që do të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në tregun rajonal të energjisë.  ‘Energjia 2025-2029’, shkruan Rama.