Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat
Analisti Martin Leka ka komentuar situatën politike në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, duke analizuar përgatitjet e partive për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për emisionin “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Partia Socialiste e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij, është ende e papërgatitur dhe nuk ka shpallur ende një kandidat për garën në kryeqytet. “PS e ka marrë shumë seriozisht fushatën, PD është ende në kuadrin e mospërgatitjes totale të saj për zgjedhjet. PD e di që nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës. Manastirliu është figurë e konsoloduar brenda PS dhe do i tejkalojë votat që ka marrë Veliaj. Patjetër, unë kështu mendoj”, theksoi ai.