Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mori para për fushatë nga qeveria e Gaddafit, gjykata dënon me 5 vite burg Nicolas Sarcozy
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me pesë vjet burg, pasi u gjet fajtor për konspiracion kriminal për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga qeveria e ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, raportuan mediat franceze. Sipas Le Monde, dënimi me kusht prej pesë vitesh për Sarkozyn, plus një ekzekutim i përkohshëm, do të thotë se ai do të thirret brenda një muaji nga zyra e prokurorit, e cila do ta njoftojë atë për dënimin e tij me burg. Një ankesë e mundshme nuk do ta pezullojë këtë masë sigurie. Prandaj, ai përkohësisht, do të shkojë në burg. Gjykata përmendi “ngjarje me seriozitet ekstrem që dëmtojnë besimin e qytetarëve tek ata që i përfaqësojnë”. Gjykata e gjobiti gjithashtu ish-presidentin...