A duhet të marr vitamina shtesë për të forcuar sistemin imunitar?

A duhet të marr vitamina shtesë për të forcuar sistemin imunitar?

Shumë prej nesh e konsiderojnë marrjen e vitaminave shtesë gjatë sezonit të ftohtë për të forcuar sistemin imunitar, megjithëse vitaminat shtesë mund të mos ndihmojnë aq sa shpresojmë, thonë ekspertët. Shtesat e vitaminave me doza të larta si vitamina C ose zinku nuk japin përfitimet e pritura, thotë grupi gjerman i mbrojtjes së konsumatorit Stiftung Warentest, duke iu referuar disa studimeve. Grupi shqyrtoi hulumtimet që kanë "hedhur poshtë" efektivitetin e vitaminës C dhe zinkut kundër ftohjeve. Marrja e rregullt e vitaminës C nuk parandalon ftohjet, dhe suplementet e zinkut nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundjet. Në rastin më të mirë, ato mund ta shkurtojnë paksa një infeksion. Vitamina C, zinku, seleni dhe vitaminat B6 dhe B12 janë thelbësore për mbrojtjen imunitare. Por kur shihni paketimin...