Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Bullgari me rritjen më të madhe të emetimeve të gazeve serrë në BE
Bullgaria shënoi rritjen më të madhe të emetimeve të gazeve serrë në BE në tremujorin e parë të 2025, +17.38% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.Mesatarja e rritjes në BE-27 ishte 3.4%, sipas Eurostat.Edhe vende të tjera patën rritje të ndjeshme: Çekia (+10.66%), Qipro (+8.39%), Polonia (+6.05%), Hungaria (+5.92%) dhe Greqia (+5.89%).Nga 27 vendet e Eurozonës, 20 shënuan rritje dhe 7 patën ulje, me Maltën (-6.2%), Finlandën (-4.4%) dhe Danimarkën (-4.3%) në krye të listës.Sektorët me rritjen më të madhe ishin furnizimi me energji elektrike, gaz e avull (+13.6%) dhe konsumi i familjeve (+5.6%).Ndërkohë, industria (-0.2%), transporti dhe magazinimi (-2.9%) si dhe bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (-1.4%) shënuan ulje të emetimeve.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas...