Ndryshime në qeveri/ Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në qeveri/ Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

Silva Caka, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është rikthyer në detyrë publike, tashmë si zëvendësministre e Brendshme, sipas disa raportimeve mediatike. Emërimi i saj u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku u shënua edhe shkarkimi i zëvendësministrit Andi Mahilaj nga i njëjti post. Caka ka një profil të spikatur në fushën ligjore dhe parlamentare, me një karrierë të gjatë si juriste, pedagoge dhe politikane. Ajo ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë anëtare e komisioneve të rëndësishme, përfshirë atë për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në Komisionin për Reformën në Drejtësi. Ndër të tjera, Caka ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe në Aleancën e Liberalëve...