Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohen se kanë mashtruar klientët, arrestohet pronari i një agjencie turistike në Tiranë
Pronari i agjencisë turistike “Sunny Travel”, Ardi Gjuzi, 63 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim është vendosur dhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale. Pronari Ardi Gjuzi 63 vjeç dhe bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe dyshohet të kenë përfituar rreth 17.000 euro nga mashtrimi i vazhdueshëm i klientëve në agjencinë turistike. Hetimet lidhur me këta persona ka nisur prej disa javësh nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financave pranë Policisë së Tiranës, pas disa denoncimeve në seri nga disa qytetarë, njoftoi policia. Sipas të njëjtave burime: Çifti i bashkëshortëve dyshohet t’iu...