Ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, mjeku 44-vjeçar në Tiranë nën hetim nga prokuroria

Ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, mjeku 44-vjeçar në Tiranë nën hetim nga prokuroria

Një mjek 44-vjeçar në Tiranë është vënë nën hetim, pasi një paciente ka kallëzuar se ai e ka ngacmuar para se t’i kryhej një ndërhyrje mjekësore në spital. Sipas denoncimit të pacientes, gjatë vizitës dhe përgatitjes për ndërhyrje, mjeku nuk ka respektuar rregullat e etikës profesionale. Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 44 vjeç.