Balonat blu mbi Rusi, arma misterioze ukrainase që i ka habitur të gjithë

Balonat blu mbi Rusi, arma misterioze ukrainase që i ka habitur të gjithë

Mijëra flluska blu në qiellin e luftës. Prej dy ditësh, burime të ndryshme ruse kanë raportuar për një mjet të ri luftarak që po përdorin ukrainasit: balona të vegjël me ngjyrë të kaltër, të lëshuara paralelisht me tufat e dronëve që çdo natë godasin përtej kufirit. Ato janë vërejtur gjatë një sulmi shumë larg në rajonin e Moskës dhe një më afër në Krimenë e pushtuar që nga viti 2014. La Repubblica shkruan se sipas informacioneve të pakonfirmuara, balonat mbajnë një kuti me pajisje elektronike që shpesh hidhen gjatë fluturimit. Analistët në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë funksionin e tyre. Një hipotezë është se shërbejnë vetëm për të hutuar mbrojtjen ajrore: ato transmetojnë impulse të ngjashme me ato të një droni sulmues, duke bërë...