Netanyahu para fjalimit në OKB: Do t’i denoncoj ata që duan t’u japin një shtet vrasësve

Netanyahu para fjalimit në OKB: Do t’i denoncoj ata që duan t’u japin një shtet vrasësve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi udhëheqësit që njohën së fundmi shtetin palestinez përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara, ku do të mbajë një fjalim në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten dhe do të takohet me Presidentin Donald Trump. “Në Asamblenë e Përgjithshme, unë do të flas të vërtetën tonë, të vërtetën e qytetarëve të Izraelit, të vërtetën e ushtarëve (izraelitë), të vërtetën e kombit tonë”, tha ai në aeroportin Ben Gurion përpara se të nisej, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij. “Do t’i denoncoj këta udhëheqës të cilët, në vend që t’i dënojnë vrasësit, përdhunuesit, ata që dogjën fëmijët, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit”, shtoi kryeministri, kundër...