Këlliçi: Prokurorët më intimiduan. Deputeti i PD dëshmon për “5D” si kallëzuesi i aferës

Këlliçi: Prokurorët më intimiduan. Deputeti i PD dëshmon për “5D” si kallëzuesi i aferës

Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për dosjen e famshme 5D. Deputeti u mor në pyetje në cilësinë e kallëzuesit të kësaj afere, për të cilën kanë përfunduar në burg tre ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato. “Isha si dëshmitar dhe kallëzues për dosjen famoze 5D, jam pyetur nga mbrojtja e drejtorëve, nga gjykata dhe SPAK për rrethanat e ngjarjes. Jam pyetur në mënyrë intimiduese deri kërkesë llogarie, është kaluar në interpretime politike, akuza politike dhe për zgjedhjet 2023, sigurisht avoketërve të mbrojtjes ishte një çështje që s’është në themel në diskutimet e gjyqit. U pyeta edhe për faktin që Redi Molla s’mund të vjedhë më vota, e provon ekzistencën e faktit”, tha Këlliçi. Këlliçi deklaroi...