“Interceptimet kanë kapur ministrat, ndoshta dhe Ramën në Aruba”, akuza e fortë e Berishës: Takimi në ishull mes grupeve të narkosit

“Interceptimet kanë kapur ministrat, ndoshta dhe Ramën në Aruba”, akuza e fortë e Berishës: Takimi në ishull mes grupeve të narkosit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, hodhi akuza duke thënë se kryeministri mund të këtë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët e shpallur si organizatë terroriste nga agjencitë ndërkombëtare. Berisha shtoi se ‘Edi Rama se ka qenë i pranishëm në takimin në Aruba me narkotrafikantë’. Kryedemokrati tha se ka përgjime telefonike dhe të dhëna, duke iu referuar një libri të botuar së fundmi në Romë dhe që flet për takimin e mbajtur në vitin 2019, 13 mijë km larg Shqipërisë. “Kartelet shqiptare të drogës janë armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të qenies së tij, njëherazi janë armiq të Ballkanit, të Europës dhe mbarë botës. Unë kam përshëndetur dhe e përshëndes përsëri sot deklarimin e karteleve të drogës të...