Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për të dalë nga burgu
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Erion Veliajt po i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për shkarkimin nga detyra në këmbim të daljes nga burgu. Deklaratën ai e bëri gjatë një konferencë shtyp teksa u pyet për vendimin e Qeverisë të marrë ditën e sotme. “Unë jam këtu për tu thënë të vërtetën shqiptarëve për ato që ndodhin. Ju përmendët një mbledhje të Këshillit të Ministriave. A e dini ju se çfarë po bëhet. Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn. Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe...