‘Mbetjet urbane në Shqipëri’/ PL: Qeveria grabit miliarda, qytetarët mbyten në plehra

‘Mbetjet urbane në Shqipëri’/ PL: Qeveria grabit miliarda, qytetarët mbyten në plehra

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, në një deklaratë për mediat tha se situata e mbetjeve urbane në Shqipëri është alarmante dhe tregon paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë. Sipas saj, ndërsa prodhimi i mbetjeve po rritet çdo vit, kapacitetet për menaxhimin dhe përpunimin e tyre janë minimale, riciklimi është zero, dhe qytetet po mbyten nga papastërtia. Memelli akuzoi qeverinë për shpërdorim miliardash lekësh të qytetarëve, duke i drejtuar për inceneratorë që nuk janë funksionalë, dhe u shpreh se kjo është një aferë e pastër e korrupsionit që ka pasuruar vetëm një grup oligarkësh të lidhur me pushtetin, ndërkohë që qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe jetojnë në mjedis të ndotur. Ajo kërkoi hetim të plotë, transparencë totale dhe drejtësi për çdo përgjegjës....